ARKATANA

Nuk mashtrohet BE-ja me drejtësi imagjinare

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Njëra nga pengesat kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian është mungesa e luftës kundër korrupsionit. Bashkimi Evropian nuk do spektakle mediale të arrestimet të njerëzve, por vendime të prera të gjykatave për të dërguar në burg njerëzit që vodhën Kosovën më shumë se një dekadë e gjysmë e askush nuk dha llogari.

Për analistët, rasti i Azem Sylës, i cili arrestohet e pastaj lirohet, prapë arrestohet e lirohet është një spektakël medial sa për të treguar se askush nuk është i paprekur nga ligji. Por, realiteti tregon ndryshe. Ata thonë se këto janë përpjekje të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë për ta mashtruar Bashkimin Evropian se kinse janë duke e luftuar korrupsionin.

Për këtë çështje, por edhe për atë se përse korrupsioni do të vazhdoj të bashkëjetojë me këtë klasë politike përgjithmonë, deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se këta që e kanë kapur shtetin jo vetëm që e mashtrojnë popullin e Kosovës, por mundohen ta mashtrojnë edhe Bashkimin Evropian dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, derisa sipas tij, krimi i organizuar në Kosovë ka ardhur në krye të shtetit me mashtrime dhe përmes tyre mundohen që t’ia vazhdojnë sa më tepër jetën e tij. “Po bëhet gati një dekadë që Bashkimi Evropian ka kërkuar që të luftohet krimi dhe korrupsioni, por deri më tash asnjë hap serioz nuk është bërë, ngase nuk ka asnjë logjikë që të kërkohet prej kriminelëve dhe të korruptuarve që ta luftojnë krimin e korrupsionin. Madje, vetë bashkësia ndërkombëtare, eksponentët e krimit të organizuar i ka bërë partnerë në të gjitha proceset. Pra, unë dyshoj edhe në qëllimet e BE-së, sepse po të ishte qëllimi i vërtetë që të luftohet krimi dhe korrupsioni, atëherë nuk janë kriminelët ata që do ta bëjnë këtë, por duhet gjetur partnerë tek njerëzit e ndershëm dhe tek ata që e duan këtë shtet dhe luftojnë për parime të shëndosha”. Ndërsa sa i përket rastit të Azem Sylës, Salihaj ka nënvizuar se këtu po bëhet një lojë. “Derisa EULEX-i e arrestoi me një grumbull akuzash, drejtësia vendore e liroi atë nga paraburgimi dhe ia mundësoi që të ketë kontakte me dëshmitarë. Përndryshe tek drejtësia vendore nuk ka vullnet real dhe guxim për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka pohuar ai.

Mobi Casa

Gjendje e mjeruar e drejtësisë

Ndërsa, analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe as institucionet e drejtësisë asnjëherë nuk e kanë luftuar seriozisht dhe përnjëmend korrupsionin, ngase po ta kishte luftuar aq sa është folur, korrupsioni tani nuk do ta kishte shtrirjen në këto përmasa, derisa, sipas tij, janë të njohura edhe deklaratat për kinse ‘zero’ tolerancë ndaj korrupsionit, por edhe të tilla si ‘të gjithë para ligjit jemi të barabartë’, por realiteti është ky të cilin e kemi aktualisht. “Ne po dëshmojmë se jemi populli më vetëmashtrues, prandaj kjo psikologji i ka shoqëruar edhe përpjekjet e zyrtarëve politikë për ta mashtruar Bashkimin Evropian, se gjoja janë duke e luftuar korrupsionin, por siç po publikohen, herë pas here, raporte të shërbimeve të fshehta në Kosovë si dhe afera “Pronto”, Bashkimi Evropian e di saktë edhe shkallën e korrupsionit dhe nivelin e sigurisë në Kosovë, sikurse ka njohuri shumë të mira edhe për gjendjen e mjeruar të drejtësisë, e cila figuron vetëm si shprehje e shkruar në letër. Por, problemi qëndron aty se përse është toleruar kjo shkallë kaq e lartë e korrupsionit në Kosovë, kur për gjërat e tilla negative siç e thashë më lart është në dijeni edhe Bashkimi Evropian”, u shpreh ai.

Tutje Dibrani ka nënvizuar se rasti i burgosjes së Azem Sylës dhe pompoziteti që iu dha këtij arrestimi se gjoja drejtësia në Kosovë funksionon, kjo për njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë e sidomos atyre të jashtëm, burgosja e tij ka qenë vetëm një spektakël mediatik dhe një lojë para syve të zyrtarëve ndërkombëtarë, të cilët me heshtjen dhe neglizhencën e tyre po kontribuojnë dhe ndihmojnë këtë shkallë të kriminalitet kaq të madh në Kosovë. “Por, lëshimi i tij në burg shtëpiak, dhe tashti lajmi se ka ushtruar trysni mbi dëshmitarët e mbrojtur tregon qartë për fytyrën e kësaj drejtësie dhe për nivelin e ultë edhe të sigurisë në Kosovë, derisa burgosja e sërishme, e pastaj lirimi do të thotë spektakël dhe lojë mediatike, të cilën nuk është dashur ta kapërdijnë as qytetarët, as analistët e më së paku përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët monitorojnë gjendjen politike, atë të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë”, ka vijuar Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.