Eko Higjiena

Nuk lëshojnë pe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës po hyn në muajin e dytë të bllokadës, përderisa pozita dhe opozita nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre rreth marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Analistët politikë thonë se në këtë situatë të krijuar nevojitet edhe përfshirja e presidentes Jahjaga, duke i ftuar në një tryezë të përbashkët dy palët.

Eco Higjiena

Azem Vllasi, analist politik, thotë për “Zërin” se kërkesat ultimative të opozitës do të ishte mirë që të shtroheshin në një tavolinë të përbashkët të bisedimeve në mes pesë liderëve partiakë. “Do të ishte mirë që të uleshin të gjithë pranë një tryeze të përbashkët politike tek presidentja e vendit, Atifete Jahajga, bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe të diskutoheshin të gjitha aspektet e marrëveshjeve, edhe për dobitë dhe pasojat nga mundësia e tërheqjes së nënshkrimit nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Analisti Vllasi shton se nuk ka mundësi të tërheqjes së nënshkrimeve nga marrëveshjet e arritura. “Nëse tërhiqen nënshkrimet do ta shohim veprimin e palës serbe, e cila do t’i tërheqë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel që do të çonte në një situatë ku nuk do të jenë kufijtë sikurse janë në Jarinjë dhe Bërnjak, do të bie marrëveshja doganore, do të riktheheshin strukturat paralele në veri dhe Serbia do të jetë e pranishme në Ibër”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.