FITORJA

Nuk lejohet protesta e këshillit protestues kundër riorganizimit të shkollave në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Pas vendimit të Kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, për mbylljen e shkollave në fshatrat Karaqevë e Poshtme, Busavat, Kopërnicë, Petrit, Shipashnicë e Poshtme e Krilevë të Komunës së Kamenicë, tani e një muaj nxënësit e këtyre lokaliteteve ende nuk i kanë shijuar bankat shkollore.

Edhe pse këshilli protestues kishte leje për ta mbajtur këtë protestë para Qeverisë së Kosovës një gjë e tillë ju pamundësua, për ta mbajtur protestën nga Shërbimi Policor në Kryeqytet.

Mobi Casa

Kryetari i këshillit protestues nga fshati Kopërnicë, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë të indinjuar për këtë veprim të Shërbimit Policor.
“Ne sot ishim për të protestuar para Qeverisë së Kosovës në emër të Bashkësive Lokale ku po tentohen të mbyllen shkollat në fshatrat tona, ne edhe pse kishim bërë kërkesë me kohë për mbajtjen e kësaj proteste, ne kishim leje për të protestuar por Shërbimi Policor nuk na lejoi për të mbajtur protestën duke ndërhyrë, duke ndalur zërimin dhe na pamundësuan mbajtjen e saj, gjithashtu ata edhe na kanë dënuar këshillin protestues me 200 euro”.

Rahimaj ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të dalim me një deklaratë të përbashkët nga të gjitha fshatrat që po tentohet t`ju mbyllen shkollat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.