Uji Dea

Nuk largohet nga Bayerni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Bayern Munichu.

Mesfushori kosovar ka vendosur të qëndrojë në “Allianz Arena”, përkundër faktit se ishte vazhdimisht në qendër të spekulimeve për t’u larguar nga Gjermania.

Emri i Juventusit ishte përmendur konstant si një opsion i mundshëm i 22 vjeçarit, por edhe Liverpooli kohë pas kohe e kërkonte.

Së fundmi u fol për Spartak Moskën, por përfaqësuesi zviceran i ka hequr të gjitha dilemat, duke treguar se do të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës edhe sezonin e ardhshëm.

Dëshirë e futbollistit ishte të shkojë në një ekip ku mund të luante rregullisht, por gjiganti bavarez vendosi ta mbajë, pasi llogarit në shërbimet e tij, përkundër faktit se nuk po luan rregullisht.

FIDANISHTJA

“Do të doja të largohem nga Bayerni për ta pasur mundësinë që të luaj më shumë. Mirëpo, klubi ka dashur që unë të qëndroj këtu”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi zviceran për “Sky Sport Gjermania”.

Tash, ai po mendon për sezonin e ri, ku do të mundohet ta bëjë më të mirën.

Shaqiri luajti nga minuta e parë në duel me Schalken në fundjavë, por kjo nuk nënkupton se ai e ka të garantuar vendin e titullarit.

Konkurrenca e fortë ka bërë që ai të përfundojë shpesh në bankë.

“Prandaj, pasi vendosa të qëndroj, do të vazhdoj ta bëj më të mirën për Bayernin”, përfundoi Shaqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.