GRANDEMALL

“Nuk keni të drejtë morale të flisni”, “VV-ja nuk mund të arrijë atë që ka arritur LDK-ja në Shtëpinë e Bardhë” – Selmanaj përplaset me Bislimin dhe Muratin për të zhdukurit

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Një përplasje mes deputetit të LDK-së, Dirton Selmanaj dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e ministrit Hekuran Murati, ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, për çështjen e Deklaratës për personat e zhdukur që u nënshkrua në Bruksel.

Selmanaj tha se përmes pajtimit për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.

“Qeveria e Kosovës ka gabuar rëndë që ka pranuar që zhdukja me dhunë të hiqet nga dokumenti. Po ua citoj nenin 2 të Konventës së OKB-së ku thuhet se zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se heqja e fjalisë “të zhdukur me dhunë” tregon se Kurti ka për qëllim tejkalimin dhe jo adresimin e krimeve.

E ndaj kësaj deklarate reagoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ai prezantoi një deklaratë të nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në vitin 2020.

“Kjo është deklarata që është dakorduar në Bruksel më 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Hoti. Ka vetëm 7 fjali, dhe 6 prej tyre tregojnë se kush do të jetë kryesues i komisionit si do të krijohet komisioni ka zero brengë dhe sqarime se sa i rëndësishëm është problemi i personave të pagjetur dhe e ka titullin ‘missing persons’. Këtu thotë se çështja e të pagjeturve do të trajtohet një vit pasi të kemi marrëveshjen finale me Serbinë”, tha Bislimi.

Ai shtoi se më 8 shtator 2020 janë deklaratat e Selmanajt kur thotë se kjo temë është konsumuar.

“Deklarata që kemi dakroduar në Bruksel e ka titullin ‘deklarata e kryeministrit Albin Kurti’. Më tregoni që nga data e fillimit të negociatave në Bruksel në vitin 2011 deri në këtë dokument ku kemi 39 marrëveshje, kur një udhëheqësi të Kosovës i është referuar me titullin kryeministër. Ju po thoni që keni gabuar që keni hequr termin persona të zhdukur me dhunë, tregoni kur ju e keni futur në dokumente këtë term”, tha Bislimi.

Fundamenti

Pas kësaj reagoi edhe deputeti Selmanaj. Ai e quajti fat të tmerrshëm përfaqësimin e Kosovës nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bsilimi.

“Është fat i tmerrshëm për Kosovën që ka një nivel të tillë të përfaqësimit me këtë person. Tema e të pagjeturve janë fakte historike kurdo që dëshironi ju sjellim me dokumente konkrete. Ka qenë tema top prioritet i Qeverisë Hoti, ne kemi thënë që nuk ka marrëveshje për asnjë temë tjetër pa njohjen reciproke”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se “unë e kam përsërit me qindra herë, që çështja e raportimit si instrument është konsumuar kurrë nuk kam thënë se çështja e të pagjeturve është konsumuar, por skenari perfid, idoteskt që LVV e ka ndërtuar atëherë si kauzë kundër meje dhe fatkeqësisht vazhdon edhe sot një pseudo-profesor të thirret. Çdo kush që ka gjak shqiptari tema e të pagjeturve nuk konsumohet kurrë, a ju dikush që dyshoni në gjakun tuaj nuk ju kam faj unë dhe këtë duhet ta dini”.

Në këtë debat u përfshi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se Qeveria Hoti ka nënshkruar marrëveshje ku nuk përmendet as emri i shtetit të Kosovës, por thirret në kryeqytet. I ka thënë LDK-së se nuk ka të drejtë morale dhe profesionale të flas për këtë çështje.

“Për t’ia rikujtuar në Washington çka ka nënshkruar Qeveria Hoti, është: të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Më poshtë thotë: do t’i koordinojmë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës. Domethënë as emri i shtetit nuk figuron në marrëveshje. Së paku emrin e shtetit është dashtë ta përmendni. A keni qenë ju i nderuar deputeti Selmanaj në atë kohë, a i keni lexuar çfarë po nënshkruani, a e keni pa çka po shkruan në atë tekst. Ju lutem, nuk keni të drejtë morale e as profesionale për të folur për këto tema”, ka theksuar Murati.

Deputeti Driton Selmanaj duke iu drejtuar ministrit të Financave ka thënë se VV-ja nuk mund të arrijë atë që ka arritur LDK-ja në Shtëpinë e Bardhë, edhe sikur t’i ketë tri jetë.

“Unë po provoj të diskutoj së paku me njerëzit që na shikojnë sepse vërtete nuk ia vlen me nivelin e tij. Në marrëveshjen e Washingtonit ti djalë i mirë, edhe tri jetë mi pas ti s’ke me mund me e mbërri çfarë kemi arritur në Shtëpi të Bardhë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.