RCCOLA

Nuk keni apetit, ja si ta ktheni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pemët si mollët, rrushi dhe limoni janë ideale për nxitjen e sistemit tretës për të vepruar

Ju përzihet vetëm edhe po ta shikoni ushqimin. Nuk ndieni uri, por vetëm sa e keni prekur ushqimin që nikoqirja, nëna apo gjyshja të mos ndihet e fyer. A duhet të komentohet fare rëndësia e ushqimit të drejtë, të shëndetshëm dhe mbi të gjitha të rregullt? Humbja e apetitit është problem serioz.

Konsumi i pamjaftueshëm i nutrientëve si pasojë mund të ketë kapsllëkun, anoreksinë, buliminë, marramendjen dhe të mos vazhdojmë më gjatë. Ja disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë që përsëri të uleni në tavolinë me apetit të mirë:

Xhenxhefili – Kjo mëlmesë “medicinale” ndihmon në shërimin e shumë çrregullimeve shëndetësore. Shumë nutricionistë pohojnë që xhenxhefili nxit enzimat tretëse në veprim, për ç’arsye paraqitet ndjenja e urisë dhe nevoja për konsumimit e ushqimit.

Rrushi – Lëngu i rrushit ka efekt specifik në tretje. Ndihmon gjatë fryrjes së barkut dhe tek problemet me gazra dhe njëkohësisht eliminimon materiet e dëmshme nga organizmi. Me hedhjen e toksinave nga trupi është e mundshme që do t’u kthehet shumë shpejt apetiti.

Hidromorava

Limoni – është përplot me vitaminë C e cila forcon imunitetin. Por, kjo nuk është gjithçka. Antioksidantët në të ndikojnë direkt në toksina të cilat gjenden në veshka dhe mëlçi duke përmirësuar njëkohësisht edhe aktivitetin e traktit tretës.

Molla – Për këtë pemë tashmë dihet që di të zgjojë apetitin. Përbërësit e saj stimulojnë sekretimin e pepsinës, enzimës tretëse në stomak, duke shpejtuar në këtë mënyrë edhe tretjen. Konsumimi i të paktës një molle në ditë do të ishte ideal.

Portokalli – Kjo pemë është jashtëzakonisht e mirë për kthimin e apetitit. Si edhe tek limoni, edhe në portokall ka shumë vitaminë C, e cila nxit sekretimin e lëngjeve tretëse, dhe kjo, logjikisht, është më shumë se dëshirueshme për tretjen e mirë.

E rëndësishme është të mbahet mend që apetitit i mirë është shenjë e shëndetit të mirë. Arsyet për humbjen e tij mund të jenë të shumta – depresioni, stresi, problemet e stomakut dhe infeksionet. Nëse nuk jeni në gjendje të zgjidhni vetë problemin, mos u mendoni dy herë për të shkuar te mjeku.