Uji Dea

“Nuk” kanë ministri të preferuara!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarët e lartë të këtyre dy partive politike të kontaktuar nga gazeta kanë thënë se këto dy subjekte nuk kanë folur në organet e tyre rreth ndarjes së ministrive, pasi, sipas tyre, kjo çështje do të përcaktohet në bazë të harmonizimit të programeve.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i pyetur se për cilat ministri është më e interesuar kjo parti, ka thënë se kjo do të përcaktohet në marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. “Ende jemi në konsulta. Besoj se marrëveshja do të finalizohet së shpejti”, është shprehur Kuçi.

Kurse nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se çështja e ndarjes së ministrive ndërmjet partnerëve të koalicionit do të përcaktohet me marrëveshjen për të cilën janë duke punuar grupet punuese të të dy partive. “Mendoj që janë njerëz të caktuar, të cilat kryesia e LDK-së i ka përzgjedhur që të merren me marrëveshjen dhe me përcaktimin e këtyre çështjeve dhe ne iu besojmë atyre”, ka deklaruar Rugova.

Uji Dea

Ai më tej ka thënë se LDK-ja i ka disa kushte të cilat, sipas tij, nuk mund të neglizhohen nga PDK-ja. “Kemi kritere të mira po besoj, e pastaj duhet të presim se çka po del nga marrëveshja”, ka shtuar Rugova.

Mirëpo, përveçse kush do t’i zotërojë ministritë, një garë e fortë po zhvillohet edhe brenda partive. Në LDK tashmë janë përmendur disa emra, Ismet Beqiri, Avdullah Hoti, Valon Murtezi, Kujtim Shala, Teuta Sahatçiu, Haki Demolli… Ndërsa në PDK po përmenden Agim Çeku, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi, Ferat Shala etj.