ARKATANA

‘Nuk ka zgjidhje të çështjes shqiptaro-serbe pa zgjidhjen e çështjes së Luginës’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja për Bashkim (LB) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se përkrahë nismën “Lugina do zgjidhje” për shqiptarët në Luginë të Preshevës, transmeton ‘Zëri.info’.

Lëvizja për Bashkim thotë se nuk ka stabilizim të Kosovës e Serbisë me privilegje kushtetuese për pakicat e serbe ndërsa, injorim të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Njoftimi i plotë i LB-së:

Uji Dea

Në përkrahje të nismës “Lugina do Zgjidhje”: Nuk ka zgjidhje të çështjes shqiptaro-serbe pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore.

Nuk ka stabilizim të Kosovës e as Serbisë me privilegje kushtetuese për pakicën serbe, e me injorim të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Bazë e çfarëdo marrëveshjeje me Serbinë duhet të jetë reciprociteti në të drejta për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me ato të serbëve në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Dhe ky reciprocitet duhet të çojë në fund në ridefinimin e kufijve në mes të dy shteteve dhe popujve duke u bazuar në parimin e vetëvendosjes së popujve. Deri atëherë të gjithë duhet të punojmë që Kosovën Lindore ta kthejmë në kryetemë të ditës. Shqiptarët në atë pjesë kanë filluar të lëvizin përmes nismës qytetare Lugina do Zgjidhje. T’i përkrahim shqiptarët atje dhe këtë nismë, në mënyrë që ta forcojmë Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.