GRANDEMALL

Nuk ka Ushtri të Kosovës as gjatë vitit 2017

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për FSK-në, prej 51 milion euro për vitin 2017, e ka bërë të pa mundur shndërrimin e FSK-së, në Ushtri të Kosovës, gjatë vitit të ardhshëm për shkakun se ky buxhet nuk siguron as mbijetesën e kësaj force, kanë thënë anëtarë të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Deputeti i vetëvendosjes Rexhep Selimi, i ka thënë Indeksonline se themelimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk do të mund të bëhet as gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Selimit, me këtë buxhet Qeveria e Kosovës, e mban në kufij të mbijetesës FSK-në që nuk garanton as mbijetesë, por gjithsesi nuk garanton as zhvillimin e saj.

“Qeveria e Kosovës me buxhetin aktual për FKS-në nuk ka paraparë asnjë rritje sa i përket zhvillimit, po ashtu njëjtë kjo vlen edhe për Ministrinë e FSK-së. Ndërkaq shtesë për buxhet për ta shtyrë përpara themelimin ose rritjen e kapaciteteve ushtarake në këtë rast operacionale, ka paraparë vetëm 5 milion euro të cilat vlejnë vetëm sa gjysme kilometri asfalt që është shtruar nga një kompani e huaj, e kontraktuar nga Qeveria”,ka thënë Selimi.

Ndërkaq në anën tjetër Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka thënë për Indeksonline se, buxheti për FSK-në, ka shënuar rritje në krahasim me buxhetin e këtij viti sa ishte prej 49 milion euro.

Mobi Casa

Osmani ka treguar se në buxhetin e cili do të dërgohet këtë javë për votim në Kuvendin e Kosovës, është paraparë që FSK-së për vitin 2017 ti ndahet një buxhet prej 51 milion e 35 mijë euro.

Ndërsa në zhvillimin afatgjatë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, deputeti Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria ka paraparë një shumë qesharake shtesë prej vetëm 5 milion euro deri në vitin 2022.

“Paramendojeni se sa me seriozitet e ka trajtuar Qeveria e Kosovës rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ushtarake. Kjo nuk është e rastësishme, përkundrazi është e qëllimshme sepse do ta mbante FSK-në në buzë të mbijetesës, sikurse një pacient as nuk e kanë lënë të vdes e as nuk e kanë quar nga shtrati.

Me këtë buxhet harrojeni që Kosova do të ketë ushtri ose kapacitetet e saja mbrojtëse, për vitin 2017 as mund të flasim për shndërrimin e saj në ushtri”, ka thënë deputeti Selimi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.