Nuk ka të ndalur keqpërdorimi i veturave zyrtare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Qytetar të ndryshëm po raportojnë çdo dit se si zyrtarët Komunal në Viti, me vetura zyrtare, vërehen vend e pa vend. Zyrtarët e qeverisjes lokale, përkundër reagimeve të EVSB-së, në takimet e KKSB-së, për keqpërdorimin e veturave zyrtare, nuk duket se ka ndryshuar diçka në këtë drejtim.

Punonjës të sektorëve të ndryshëm me vetura zyrtare, jashtë orarit të punës shëtisin poshtë e lart pa i dhënë llogari askujt, duke u fotografuar nga qytetarët, dhe duke u parë se si keqpërdoren dhe shfrytëzohen veturat zyrtare për punët e tyre private, duke u parë të ngarkuara me mallra të ndryshëm, siç vërehet kjo veturë në foto e ngarkuar jashtë ligjshëm,duke e rrezikuar edhe trafikun në drejtimin që ajo lëvizte.
Vetura e ngarkuar me targa: 06Z-08-26(TOYOTA) është parë në muajin Shkurt, rreth orës:17:25, në rrugën: Viti – Pozheran, dhe është fotografuar nga qytetarët e fshatit Pozheranë (në hyrje të fshatit).
Keqpërdorimet e veturave zyrtare vërehen nga qytetarët në forma të ndryshme si:
– Ngarkesa të ndryshme. vozitja e veturave nga punonjës praktikantë, me kontratë mbi vepër, si dhe voziten nga ata që janë të punësuar me Karitas etj.
Vozitje e tre zyrtarëve Komunal, me tri vetura për Prishtinë, pse mos të voziten me 1 veturë….
Marrja e veturave zyrtare nga punonjësit e sektorëve të ndryshëm, nëpër shtëpitë e tyre private etj.
Keqpërdorimi i veturave zyrtare nëpër varrime dhe nëpër ngushëllime të shumta, gjatë orarit të punës etj.

Në mbledhjen e mbajtur të KKSB-së, datë: 07.06.2018, Koordinatori i EVSB-së, z.Imri Emërllahu, pat folur gjerë e gjatë dhe ka ngritur si shqetësim, rreth keqpërdorimit të veturave zyrtare, (Ekziston gjerësisht procesverbali i këtij takimi).

Uji Dea

Sipas Koordinatorit të EVSB-së, z.Imri Emërllahu, kjo dukuri nuk duhet lejuar, ndërkaq ka kërkuar nga drejtoria përkatëse që herave t’jera këto vetura mos të keqpërdoren për qëllime personale apo dhe private.

Veturat duhet të drejtohen nga zyrtarë të autorizuar, e jo nga praktikantë të cilët gjinden nëpër sektore të ndryshme.
Por për fat të keq e njëjta dukuri po vazhdon edhe tani, e që moti u dashtë të përmirësohet, thuhet në reagimin e EVSB-së.
EVSB, falënderon qytetarët për kontributin e dhënë në luftimin e dukurive negative./rajonipress/