Nuk ka sëmundje që nuk ia ka frikën mjaltit
Mjalti me siguri se është një ndër dhuratat më të dobishme që e kemi në tokë. Mjalti është edhe një fakt se gjithçka është ndërtuar me një qëllim dhe nga dashuria ndaj njeriut.
Dobia më e madhe nga mjalti vjen në shërimin e gripit dhe të ftohjes, por edhe sëmundjeve të tjera respiratore si bronkiti, pezmatimi i fytit dhe sinuset. Është ilaç i shkëlqyeshëm për shërimin e plagëve dhe ndikon si antiseptik, zvogëlon dhimbjet e po ashtu largon helmet. Mjalti ndihmon shumë te problemet e shumta në tretje, kapsllëk, gastrit dhe të thatit në lukth.
Po ashtu mund të ndihmojë në ngritjen e nivelit të hekurit dhe zvogëlimin e yndyrës në gjak, e po ashtu ndikon në pastrimin e gjithë organizmit. Njihet efekti i tij shërues edhe te problemet me sytë. Përdorimi i përditshëm i tij mundëson pakësimin e gjasave për shfaqjen e tumoreve dhe sëmundjeve malinje.
Mjalti nga livanda përdoret kundër fryrjes dhe ngërçeve, rregullon punën e zemrës, ndihmon të thatin në lukth e ndikon edhe kundër migrenës. Mjalti i errët i gështenjës nxit qarkullimin, rregullon punën e lukthit, zorrëve, mëlçisë, largon lodhjen dhe forcon imunitetin.


