Nuk ka qetësi për Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të mungojë së paku 10 ditë për ekipin e tij Stoke City.Ylli kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka qenë temë e konferencës për shtyp të cilën e mbajti trajneri i ekipit Mark Hughes shkruan faqja zyrtare e skuadrës në fjalë sot.
“Është e sigurt se ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës. Atij do t’i duhen së paku 10 ditë për këndellje dhe kjo është keq,” ka thënë Hughes shkruan stofecityfc.com sot.
“Është keq sepse ai tash u ambientua me Ligën Premier dhe do të mund të na ndihmonte shumë në ndeshjet e rëndësishme që na presin,” ka shtuar Hughes.
Stoke në fundjavë ndeshet me Arsenalin ndërsa në xhiron e radhës, ku gjithashtu mund të mungojë Shaqiri, luajnë me Leicester Cityn.
Prej se erdhi te Stoke City si rekord transfer i klubit në histori nga Interi, Shaqiri ka shënuar dy gola në Ligën Premier të Anglisë.
Ai ka qenë pjesë e ekipit në 16 nga 21 ndeshjet e zhvilluara të ekipit në ligë.