UBT

Nuk ka përafrim LVV-LDK, a do të vazhdojnë takimet?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse në takimin e së martës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të pranishëm ambasadorët e QUINT-it dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

LDK nuk po heqë dorë nga kërkesa për kryeparlamentarin, zotimin për mbështetjen e kandidatit të LDK-së për president dhe pesë ministritë, ndërsa LVV thotë se pozita e kryeparlamentarit tashmë punë është punë e kryer.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV nuk ka pasur ndonjë njoftim për takim sot, ndonëse kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e marrëveshjes.

“Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës. Informuam edhe ambasadorët QUINT-it, sepse ata kishin për qëllim me ardhjen e tyre vetëm sa të informohen jo të ndërmjetësojnë dhe të ndikojnë në procesin e marrëveshjes. Si Lidhje Demokratikë e Kosovës ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar është një zgjidhje, e cila i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimin e qytetarëve që e kemi marrë ne zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje. Ne jemi të gatshëm për të bërë marrëveshje dhe konsiderojmë se do të jetë një marrëveshje e cila i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik, dhe i jep përgjigje qytetarëve në besimin që e kemi marrë”, u shpreh Mustafa.

HW

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi doli nga takimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku të pranishëm për më shumë se një orë ishin edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka thënë para medieve se nuk do t’i ndalë përpjekjet për marrëveshje, por sipas tij, nuk mund të bëjnë marrëveshje nëse ka përafrim të njëanshëm.

Kurti u shpreh se në stilin “merre ose lëre”, ashtu siç po insiston, sipas tij LDK-ja, nuk mund të arrihet marrëveshja për koalicion.

Ndërkaq, partitë opozitare, saktësisht shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë të martën në një konferencë për media se vendi po paguan faturën për vonesën në krijimin e institucioneve.

Ndryshe, kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.