Nuk ka kush matet me të – emrin e ka Kate Upton!
Kate Upton dhe fiziku i saj ikonik bënë që meshkujve për pak t’iu këputej qafa duke e përcjellë atë me shikim në mbrëmjen vjetore të organizuar nga “Harper Bazaar” në Nju Jork, të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja 23 vjeçe dhe siguria me të cilën paraqitet në publik edhe një herë ndikoi që ajo të gjendej në qendër të vëmendjes.
Në shikim të parë mund të mendoje se veshja e saj ishte me një defekt, meqë këmba e majtë ishte mbuluar më shumë sesa e djathta, por më pas, pasi që ta analizoje më mirë, shihje se bëhej fjalë për një fustan të zi, me një stil paksa jo të rëndomtë.
Ajo që binte, apo më mirë të themi, binin në sy, ishin gjinjtë e saj të bollshëm. E, kujt i shkonin sytë te fustani, se…
(Kosova Sot)


