UBT

Nuk ka ilaçe as për ilaç!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Para se të hynte në sallën e operacionit, sillte kokën prej gjendjes së rëndë të krijuar në repartin ku ai punon. “Mjerim më të madh nuk ka pasur asnjëherë në shëndetësi. Kurrë nuk mbahet mend të mos ketë pasur as kapela për kokë që të futemi në operacion, e që kushtojnë vetëm 3 centë”, ka thënë doktori, pa dashur që emri t’i përmendet në gazetë. Doktori tregon se situata është shumë e rëndë sa i përket furnizimit me ilaçe.

“Nuk ka asgjë. Ama asgjë…”, thotë doktori tek niset në sallë. Situatën e rëndë është edhe në Onkologji. “Nuk ka ilaçe. Po i blejmë citostatikët mjaft shtrenjtë”, thotë Ramë Isaku, familjar i një pacienti me kancer, që po trajtohet në Institutin e Onkologjisë. Kurse në Klinikën e Neurologjisë, pacientët thonë se i vetmi ilaç që gjendet aty është aspirina.

Mobi Casa

“Pos aspirina, asgjë tjetër nuk ka”, tregon një pacient që po trajtohet aty. Ai thotë se çdo ditë i duhet të blejë prej 10 deri në 20 euro ilaçe, në mungesë të tyre. Ndryshe, të mërkurën drejtoresha e Barnatores Qendrore të QKUK-së, Enkelejda Gjonbalaj, sipas burimeve të gazetës, ka raportuar për situatën alarmante sa i përket furnizimeve me barna në QKUK…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.