Fundamenti

Nuk ka dhunë në shkollat e Vitisë?

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në një takim që është mbajtur sot nën organizimin e Ekipit Komunal të OSBE-së në Viti ku pjesëmarrës ishin drejtor të shkollave dhe nxënës të Komunës së Vitisë është folur për parandalimin e keqtrajtimit të dhunës në shkollë. Ndonëse gjatë këtij takimi janë paraqitur disa të dhëna statistikore shumica e pjesëmarrësve theksuan se nuk ka dhunë në shkollat e kësaj komune përveç disa rasteve të izoluara.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani duke folur rreth temës së keqtrajtimit dhe dhunës në shkolla tha se rastet e tilla janë të rralla dhe të izoluara. “Jemi dëshmitarë të kohës që nuk ka dhunë nëpër shkollat e Komunës sonë, natyrisht ka raste të izoluara, por megjithatë Institucionet Komunale të Vitisë janë përkujdesur që problemet për brenda shkollave në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të zgjidhën sipas Rregulloreve përkatëse të cilat kanë hyrë në fuqi përmes Kuvendit Komunal të Vitisë gjatë këtij viti” u shpreh Sinani.

Sinani kërkoj nga drejtorët e Drejtorive që të zbatojnë dhe punojnë sipas rregulloreve komunale dhe ligjeve në fuqi.

Ndërkaq për çështjet e keqtrajtimeve, dhunës fizike dhe psikike dhe pasojat e saj tek nxënësit ka folur Shqipe Rexhepi, Psikologe nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Eco Higjiena

Ndërkaq Drejtorët e Drejtorive theksuan se nuk ka keqtrajtim apo dhunë ndaj nxënësve duke potencuar se shpesh here ndodhë që nxënësit të bashkohen kundër një mësimdhënësi të caktuar dhe që sipas tyre kjo ndodhë për shkak se ata trimërohen nga liria e garantuar.

Megjithatë gjatë këtij takimi ata janë pajtuar që nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit të njihen me rregulloret përkatëse të arsimit dhe që kjo të zbatohet në përpikmëri.

Përndryshe Kuvendi Komunal i Vitisë gjatë këtij viti ka aprovuar Rregulloren për sjellje dhe disiplinë të nxënësve për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, Rregulloren për sjellje dhe disiplinë të nxënësve për shkollat e mesme të larta si dhe Rregulloren për përgjegjësitë disiplinore dhe materiale të punëtorëve arsimor/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.