Eko Higjiena

Nuk ka azil për kosovarët në Austri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të martën paradite Këshilli i Ministrave ka miratuar një amendament të ligjit për të huajt, me të cilin do të përshpejtohen procedurat e azilit për njerëzit që konsiderohen se vijnë nga vende të sigurta.

Refugjatët të cilët vijnë nga vendet e treta dhe që konsiderohen si vende të sigurta (si për shembull, Kosova) nuk do të marrin azil.

Kështu është vendosur sot paradite nga Këshilli i Ministrave, të cilët miratuan amendamentin e ligjit për të huajt, bëjnë të ditur mediat austriake, raporton albinfo.ch.
Kjo është mënyra më e mirë për të shkurtuar kërkesat për azil, për të cilat nga tash e tutje vendimi do të merret në mënyrë të shpejtë, brenda dhjetë ditësh.

FIDANISHTJA

Në instancën e parë azilkërkuesit e refuzuar do të mbeten pa përkujdesje të shtetit austriak dhe ata mund të mbesin në rrugë.

Megjithatë, ka dy përjashtime: Nëse personat e atakuar shprehin gatishmërinë për kthim vullnetar, ata mund të vazhdojnë të marrin mbështetje, ndërsa ata që nuk u përmbahen procedurave ligjore edhe mund të paraburgosen, transmeton albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.