UBT

Nuk jeni të vetëdijshëm se sa e shëndetshme është kjo perime, ja përse

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Sasia e madhe e vitaminave C dhe e squfurit që gjenden në lakër janë përgjegjëse përse kjo perime heq radikalet e lira dhe acidet urinare, që janë shkaktarë të rëndësishëm te sëmundjet e lëkurës dhe reumatizmi.

Pos kësaj, lakra e freskët parandalon absorbimin e yndyrave pas shujtave dhe në këtë mënyrë ulin nivelin e kolesterolit. Gjatë përtypjes dhe copëtimit të lakrës prej saj lirohen izotiocianate dhe indole, substanca për të cilën është dëshmuar se ndikojnë kundër kancerit.

Lakra e freskët ndihmon edhe te pagjakësia, pagjumësia, depresioni dhe ankthet, derisa lakra e zier është e shkëlqyeshme për detoksikim dhe një nga preparatet më të mira kundër tensionimeve, dhimbjeve, përqendrim jo të mirë.

Mobi Casa

Studime të shumta kanë vërtetuar se njerëzit që më shpesh e konsumojnë lakrën kanë më pak telashe me tretje, zorrë të trashë, mushkëri dhe lëkurë. Po ashtu, personat që po ashtu kanë nivel të lartë të antioksiduesve të marrë nga ushqimi, më rrallë sëmuren nga sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe katarakti.

(Kosova Sot)