Nuk jam presidente e zarfit, as e Amerikës

/ 2 minuta lexim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ditën e parafundit të vitit 2014 ka thënë se me punën e saj si presidente, Kosovës i ka krijuar shembullin më të mirë të udhëheqjes.

“Për mua ishte e rëndësishme që ta kem precedentin e duhur, që ta kem praktikën e duhur në vend dhe që të vendos një trashëgimi të pushtetit tonë për respektimin e institucioneve të vendit dhe respektimin e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë së vendit”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për “Zona B” të Klan Kosovës.

Duke insistuar si meritore brenda Kushtetutës rolin e saj në zgjidhjen e ngërçit politik, Jahjaga theksoi se gjysma e dytë e vitit ka dëshmuar më së miri se çfarë presidenti i duhet Kosovës.

“Kushtetuta aktuale përcakton se presidenti i vendit duhet të jetë partiak, por përvoja e gjashtë muajve të fundit definitivisht ka sjellë në pah, apo ka nxjerrë në sipërfaqe nevojën e neutralitetit”.

Por, se a do të jetë kështu edhe pas një viti, femra e vetme presidente në Ballkan nuk pati përgjigje të prerë.

Eco Higjiena

“Mandati i presidentit përfundon në prill të vitit 2016…”.

Nëse atë e propozojnë të tjerët, Jahjaga ka thënë se “kjo është diçka që do të shihet në të ardhmen”.

Ndonëse bashkësia ndërkombëtare për të ka qenë gjithmonë e madhe, Jahjaga tha se nuk ka qenë as presidente e zarfit e as e Amerikës.

Ajo rikujtoi se më 7 prill të vitit 2011 u zgjodh në krye të vendit me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.