Uji Dea

Nuk investon askush në Kosovë, me këta sundimtarë në pushtet

/ 2 minuta lexim
HW

Vendet e rajonit tërheqin si me magnet investimet e huaja
Shaqiri: Duhet përmirësuar ambienti për biznes, për të pasur investitorë seriozë

“Sapo të mbërrijë një investitor i huaj në Kosovë, do të mësojë se shumica e bizneseve të mëdha janë të mafio-politikanëve dhe mafiooligarkëve të lidhur ndër vete dhe pa lejen e aminin e tyre nuk mund të zhvillohet biznes”, shprehet deputeti Bali Muharremaj

Joshja e investimeve të huaja është një faktor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të çdo vendi dhe ka vite që ka stagnuar në vendin tonë, veçanërisht kur me vendin tonë që nga pavarësia e deri më sot po udhëheqin vendorët.

Uji Dea

Premtimet e Qeverisë së Isa Mustafës e Hashim Thaçit se ata do të bëjnë ndryshime radikale në legjislacionin për joshjen e investitorëve të huaj janë kot dhe ky pushtet vetëm sa e ka zhytur në kaos ekonominë e Kosovës.

Deputetë opozitarë dhe ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të bizneseve dhe prodhues, thonë se është për keqardhje se përse asnjëra nga autoritetet kompetente në Kosovën e pasluftës nuk kanë arritur që të krijojnë një imazh pozitiv e të mirëbesimit karshi investitorëve të huaj, por as të atyre vendorë, ashtu siç patën premtuar rrejshëm gjatë fushatës elektorale dhe pas formimit të koalicionit LDKPDK.

Ata shprehen se vendet e rajonit kanë bërë shumë më shumë se sa qeveritë e kaluara të Kosovës si dhe Qeveria aktuale për joshjen dhe thithjen e investitorëve të huaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.