Nuk ia ndien për thashetheme

Modelja e njohur dhe së fundmi edhe këngëtarja Morena Taraku, nuk e ka në plan të ndalet. Përveç modelimit e këndimit, bukuroshja për Tribuna ka treguar se do t’i rreket edhe aktrimit. Ndër të tjera ajo ka shpalosur edhe si qëndron përballë thashethemeve dhe sa është e vështirë të jesh femër e bukur tek ne.
Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012″, mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”, shijoi aventurën në “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Fest Muzikor”, e shumë angazhime të tjera. Është kjo bukuroshja Morena Taraku e cila së fundmi në publik u paraqit edhe si këngëtare. E përveç sukseseve që i ka korrur gjer më tani, Taraku për Tribuna ka shpalosur edhe shumëçka tjetër të pathënë deri tani…
Tribuna: Morena sa je ndarë e kënaqur nga kënga jote e parë ?
Morena: Kënaqësia nuk ka fund. Por, mendoj se është minimumi qe kam dhënë…
Tribuna: Cilat janë planet tuaja në vazhdim sa i përket muzikës?
Morena: Kam shumë plane. Planet sa vinë e shtohen çdo ditë.
Tribuna: A do të jesh edhe më tej pjesë e modelimit. Nëse po, a ke ndonjë angazhim në këtë drejtim?
Morena: Po, do të vazhdoj edhe më tej të merrem me modelizëm. Një ofertë e mirë përsëri do më takoj në këtë fushë. Për momentin për atë punë po gjendem në Francë.
Tribuna: Kemi dëgjuar se do të futesh edhe në aktrimi, a është e vërtet kjo?
Morena: Po dhe nuk është asgjë për t’u çuditur. Kjo është asgjë më shumë se traditë familjare.
Tribuna: Nëse do t’ju ofrohej ndonjë rol për film, a do të pranonit të aktroni në skena të nxehta?
Morena: Nuk mendoj se vetëm skenat e nxehta e bëjnë një femër të shpalosë bukurinë e saj.
Tribuna: Sa ju ka ndihmuar emri i babait që të depërtoni në botën e showbizit?
Morena: Emri babait tim më ka ndihmuar gjithmonë, sepse vetëm shkronjën e parë të emrit kur ia dëgjoj ngjitem në këmbë. E falënderoj Zotin që jam në mesin e tij. Kjo është ndihma me e madhe për mua dhe nuk më duhet tjetër ndihmë. Jam e bekuar nga dita parë që jam bija e tij, falë Zotit.
Tribuna: E dini që bashkë me famën vijnë edhe thashethemet. A ju pengon kjo gjë?
Morena: Të ju them të drejtën jam aq shumë e koncentruar në shkallët që po ngjitem, saqë nuk kam aspak kohë të merrem me gropat e armiqve.
Tribuna: A është vështirë tek ne të jesh femër e bukur?
Morena: Çdo krijesë që ka falë Zoti e ka bukurin e vet dhe nuk besoj që është e vështirë të kontrollosh atë që Zoti sajoi për ty.
Tribuna: Keni korrur sukses si modele, me sukses doli edhe kënga juaj e parë. Çka synon Morena më tej?
Morena: Dëshiroj që shtyllat t’i bëj çdo ditë e më të forta. Si dhe të jetoj gjatë afër njerëzve që kanë dëshirë t’i dëgjojnë të rrahurat e zemrës sime.