Gjilan – Në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan pas një kundërvajtje në komunikacion është ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe njëkohësisht i ka kanosur ata, i dyshuari edhe pasi është shoqëruar në stacion policor ka vazhduar me kanosje ndaj zyrtarëve policorë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/