Eko Higjiena

Nuk i ndal pandemia COVID-19, mbi 800 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri për pushime gjatë muajit gusht

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë COVID-19.

Vetëm gjatë muajit gusht mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Sikurse çdo fundjavë edhe këtë herë qytetarët e Kosovës kanë “mësyrë” Shqipërinë për të pushuar.

Llogaritet që mëngjesin e ditës së shtunë (dt. 29 gusht) të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin, Velipoja, Durrësi dhe shkojnë deri poshtë në jug.

Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Numri i lartë ka bërë që pritjet për të kaluar nga Kosova në Shqipëri në këtë pikë kufitare të shkojnë deri në 20 minuta, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar ndërkohë që ka krijuar kolona deri në 200 metra.

Mobi Casa

Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka bërë me dije se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Por shifrat mund të jetë më lartë pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do t’i kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona. Qytetaret nga Kosova jo vetëm kësaj radhe, por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në muajin korrik, mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. /Monitor/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.