Nuk i ndahen Vedat Muriqit, në ndeshjen e së shtunës e vëzhguan tri klube të mëdha evropiane
Ofertat dhe klubet e interesuara në drejtim të Vedat Muriqit nuk kanë të ndalur.
Në ndeshjen kundër Trabzonsporit në fundjavë, sulmuesin e Kosovës e përcollën edhe Monaco, Eintracht Franfurti dhe Leicester City, shkruan Zëri.info.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, Fenerbahçe u mposhtë me rezultat 2:1, por paraqitja e Muriqit ishte e mirë.
“Sporx” raporton se klubet e sipërpërmendura kishin sjellur skoutët për ta përcjellur nga afër futbollistin nga Prizreni.
Ndryshe, për Muriqin tashmë kanë shprehur interesim edhe Tottenhami, Burnley dhe Manchester Unitedi.
Të tri këto klube kërkuan transferimin e Muriqit në janar, por futbollisti nga Kosova refuzoi të largohet me pretekstin se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në Turqi./Zëri.info


