RCCOLA

Nuk i do paratë, shijon verën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës dëgjohen dhe pëlqehen nga të gjitha moshat. Bëhet fjalë për këngëtaren Leonora Jakupi e cila cilësohet si njëra nga femrat më të bukura të skenës muzikore shqiptare.

Në një bisedë për Tribuna këngëtarja Jakupi ka theksuar se së shpejti do të vijë me një videoklip të ri, punët rreth të cilit janë të përfunduara.

Mobi Casa

“Kënga ime e re të cilës i kam realizuar edhe videoklipin është gati. Tani më të gjitha punët rreth tij janë kryer dhe shumë shpejt do të lancohet për adhuruesit e këngës sime. Por nuk dua të flas asgjë rreth kësaj kënge. Se për çfarë bëhet fjalë apo si do të jetë videoklipi publiku do ta shohë shumë shpejt”, ka theksuar fillimisht këngëtarja duke preferuar që ky videoprojekt të jetë befasi për fansat e muzikës së saj (Tribuna).