United Hospital

Nuk harrohet ai që të ishte pranë, kur të kishin harruar të gjithë – komandant Dardani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Ky popull e di dallimin mes atyre që luftuan me armë dhe atyre që luftojnë për llokma! Komandant Dardani s’ka nevojë me premtu – ai ka dëshmuar. Nuk e tradhtoi vendin në luftë. Nuk ia mbylli derën asnjë familje në nevojë. Nuk heshti kur të tjerët bënin pazare. Më 12 Tetor, mos e jep votën për të shiturit. Jepi zë të pathyeshmëve. Jepi votën Isa Agushit – Komandant Dardanit. Për Dardaninë që nuk ka harruar asnjëherë kush ishin burrat e saj.

Postimi i plotë nga BNA:

United Hospital

Ka njerëz që nuk i ka lindë politika.
Ka njerëz që i ka rritë sakrifica, përkushtimi, e djersa për këtë tokë.
Isa Agushi – Komandant Dardani – nuk ka ardhë me kërku. Ai ka ardhë me dhanë.
E dha veten në luftë, e dha kohën e tij për të varfërinë, e hapi derën për të harruarit.
E kush jemi ne, nëse sot e harrojmë dikë që nuk na harroi kurrë?
Sot, kur salla mbushet me “aktivista” të papërvojë dhe premtime të kota, Komandanti qëndron si gur në vend. I palëkundur. I ndershëm. I drejtë.
A ju kujtohet?
Kur s’kishit ku me shku – ia kishit trokitur derës.
Kur zëri juaj s’dëgjohej – ai fliste për ju.
Kur politika ju la në heshtje – ai erdhi pa zhurmë.
A sot?
Disa që i ngrohi dikur me kafe e me mirësi, sot sillen si nuk e njohin.
Sikur i djersiturit për këtë vend nuk u vlen më.
Por jo. Populli e ka kujtesën më të gjatë se sa mendoni ju.
Dje e fyenit Luten, sot e ndihmoni Arbrin? A po talleni me popullin?
Ju që dikur bënit statusa plot mllef kundër Lutës, tash e quani “kryetar historik”.
Ju që dikur i ndërronit ngjyrat çdo javë, sot bëheni “mbështetës të flaktë” të Arbrit.
Nuk jeni as aktivistë, as idealistë. Jeni vetëm udhëtarë të rastit – që zbrisni ku ka interes.
Por ky popull e di dallimin mes atyre që luftuan me armë dhe atyre që luftojnë për llokma!
Komandant Dardani s’ka nevojë me premtu – ai ka dëshmuar.
Nuk e tradhtoi vendin në luftë.
Nuk ia mbylli derën asnjë familje në nevojë.
Nuk heshti kur të tjerët bënin pazare.
E sot, në këtë betejë politike, nuk kërkon favore – kërkon drejtësi.
Kërkon që zëri i popullit të mos përfaqësohet nga harresat, por nga ata që e njohin dhe e ndiejnë këtë vend.
Më 12 Tetor, mos e jep votën për të shiturit. Jepi zë të pathyeshmëve.
Jepi votën Isa Agushit – Komandant Dardanit.
Për Dardaninë që nuk ka harruar asnjëherë kush ishin burrat e saj.
BNA 184

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.