Uji Dea

Nuk harrohet Ahmet Leci

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me respekt kujton Tugjeci –Nuk harrohet Ahmet Leci ! Fëmijëve tanë ua bëri çarën –E rihapi tetëvjeçaren ! Puna e tij do t’ mbahet mend – Se çfarë bëri për këtë vend !

Ditë e natë në shkollë punoi ,
Dimër , verë , kurrë nuk pushoi !
N’ atë shkollë t’ vogël me tri mësonjëtore –
Hapi shkollë të plotë fillore !
U gëzuan fshatrat , u gëzuan malet ,
Se ai shpejt i shtoi lokalet !
Ditë e natë duke punua –

Me mësonjëtore u kompletua !
S’ kurseu mundin , s’ kurseu vetën –
Shpejt e hapi bibliotekën !
Ngjallej jeta , ngjallej shpresa ,
I ndërtoi dhe dy banesa –

Mësuesit e shkollës aty t’ banojnë ,
N’ rrugë të largët mos të udhëtojnë !
Ahmet Leci , n’ cilësi t’ Drejtorit –
Hijeshi i dha oborrit !
Mbolli pisha për gjelbërim ,
Që të bëjnë nxënësit pushim !

Eco Higjiena

I ndërtoi fushat sportive ,
U bë qendër rekreative !…
Seç përhapej dituria ,
Seç lulëzonte lumturia !…
Me suksese prej triumfi –
Kontribuoi Vehbi Isufi !
Për t’ iu dalë ndihmë malësorëve –
Ndërtoi ambulancë shëndetësore !

Për malësorë që t’ kenë shëndetin –
Mjekë e barëra e shtuan kujdesin !
Që malësorët t’ mos vdesin kot –
Bijtë e saj i dolën Zot !
Zyra e Vendit dhe dy shitore –
N’ shërbim t’ popullit ishin prore !
Për çdo ditë suksese t’ reja ,
Ziente kënga e hareja !…
Sot, Gollaku na u zbraz krejt –
Popullata e tij u tret !
Asgjë nuk meremetohet –
Dita ditës po shkretohet !
Drejt rrënimit çdo gjë po vjen –
Kryet pas , kush nuk e kthen !
Njerëzit shkojnë , shkollat rrënohen ,
Por këta njerëz kurrë nuk harrohen !

Demir KRASNIQI – Gjilan, më 12.05.2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.