Nuk gjen kohë për dashuri

Modelja e njohur Mirjeta Shala pas kurorëzimit të çmimit “Miss Universe” po vazhdon me suksese të radhës. Tani ajo ndodhet në SHBA për të ushtruar profesionin e saj të modelimit. Së fundi ajo është bërë pjesë e agjencisë më të njohur në SHBA të biznesmenit Donald Trump, me të cilën ajo ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare. Padyshim se vlerën e kësaj kontrate Mirjeta nuk preferon ta bëjë publike, por na lë të kuptojmë se është një shumë e mirë e të hollave që ajo do t’i marrë gjatë kësaj periudhe
“Tani për momentin jam në Nju Jork dhe jam shumë e lumtur që arrita të bëj një kontratë 3 vjeçare me agjencinë më të madhe në vend ‘Donald Trump’. Kam pasur shumë sukses dhe shumë punë. E falënderoj shumë fotografin e njohur Fadil Berisha që është gjithmonë afër meje dhe bukurisë shqiptare”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Kjo ofertë Mirjetës i erdhi papritur, prandaj thotë se ishte një ëndërr befasuese e cila iu bë realitet. Mirjeta tani e dy muaj ndodhet në SHBA, jeta atje thotë se është mjaftë dinamike por edhe komode. Por megjithatë luksin që ia ofron jeta atje, përsëri thotë se ndjen mall për Kosovën dhe asnjëherë nuk do të mund ta braktiste Kosovën për të jetuar në Amerikë.
“Këtu në SHBA u ambientova shumë shpejtë, por përsëri kam mall për vendin tim Kosovën që shpresoj që së shpejti ta vizitoj. Këtu në Amerikë kam ardhur për punë dhe asnjëherë nuk do të mund ta braktisja Kosovën për të jetuar këtu”, shton ajo.
Padyshim se një bukuroshe si Mirjeta ka oferta dashurie kudo që ndodhej, kështu që edhe në Amerikë nuk i mungojnë këto oferta, mirëpo përkushtimi ndaj karrierës ka bërë që ajo mos të mendoj tani për tani për dashurinë. “Për dashuri ka kohë, tani jam e përqendruar vetëm për ndërtimin e karrierës”, shton ajo. Mirjeta na bënë të ditur se ka mjaftë shumë plane për të ardhmen të cilat shpreson t’i realizoj së shpejti./zeri/