Eko Higjiena

Nuk ftohet nga Kosova, por e dërgon skuadrën e tij në finale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Liridon Krasniqi vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kosovar më në formë. Djaloshi nga Vitia po luan me mjaftë sukses në Malajzi tek skuadra e njohur Kedah.

Besoni ose jo, vitin e kaluar skuadra Kedah është rikthyer në elitë falë Liridonit i cili realizoi 11 gola dhe shtoi nëntë asistime.

Në vitin e parë në elitën e futbollit të Malajzisë, Kedah ka përfunduar në pozitën e tretë duke befasuar të gjithë.

Tani Kedah ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Malajzisë falë Krasniqit i cili ishte fantastik në dy ndeshje.

HW

Ndeshjen e djeshme, Kedah luajti pa gola ndaj PDRM FA dhe Krasniqi u shpall lojtar i ndeshjes ashtu si në ndeshjen e parë kur shënoi gol në fitoren 2-1.

Mbetët të shihet nëse 24-vjeçari do të ftohet për ndeshjen ndaj Turqisë, pasi në atë takim mungon Hekuran Kryeziu i suspenduar me kartonë dhe Enis Alushi i lënduar.

Gjithsesi përvoja e Krasniqit në kampionatin turk do t’i shërbente edhe trajnerit Albert Bunjaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.