Nuk “fituan” shqiptarët e Luginës, po mund tē “humbin” serbët e Kosovës!

Nga Fadil Maloku – Duke pasur parasysh, “shërbimet vëllazërore” që Edi Rama ia kishte bë në “korigjimin e kufijve” dhe sidomos në “minishengen”, strategjia serbe lejoi kētë “bashkim” shqiptarësh që në “sytë” e publikut të brendshëm (shkaku i boshllëkut që e krijoi bojkoti i opozitës) dhe atij teë jashtëm (shkaku i mesazhit efektiv që delegoi për vlerat e tolerancës europiane), në esencë ishte një manovër tejet intelegjent afatshkurtër, i vetë Vuçiqit.

1.Komoditeti i fitores absolute populiste e Aleksandër Vuçiqit, përkundër bojkotit të opozitës, në fakt neë rajon tē Ballkanit Perëndimor, do materializohet dhe do përcillet edhe me këto reflektime praktike e pragmatike si në ekonomi, ashtu edhe në politikë dhe sferat tjera. Është tejet fëmijërore, “klithma” (pa dyshim, qëllimshme dhe tejet djallëzore, shkaku i zhvendosjes sē vëmendjes nga “fitorja absolute” e Vuçiqit) e ca politikanëve mediokër, për “fitoren”(lexo; “bashkimin”) e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Duke pasur parasysh, “shërbimet vëllazërore” që Edi Rama ia kishte bë në “korigjimin e kufijve” dhe sidomos në “minishengen”, strategjia serbe lejoi kētë “bashkim” shqiptarësh që në “sytë” e publikut të brendshëm (shkaku i boshllëkut që e krijoi bojkoti i opozitës) dhe atij teë jashtëm (shkaku i mesazhit efektiv që delegoi për vlerat e tolerancës europiane), në esencë ishte një manovër tejet intelegjent afatshkurtër, i vetë Vuçiqit.

2.Komoditeti i fitores absolute, ku nga 250 ulëse do i takojnë 191 vetë SNS-s së Aleksandër Vuqiçit, i jap atij si të drejtën e fuqinē morale ashtu edhe mundësinë ekzekutive (që as Nikolla Pashiqi e as Sllobodan Millosheviqi, në kohēn e tij s’e kanë pasur!) për ta përdorur në “favor” të cilado interesave rajonale e globale. Në favore rajonale mund të llogaritim tendencën apo interesimin që për interesa strategjike e gjeopolitike të Rusisë dhe të ShBA-ve, të mbajë edhe më tutje pozicionimin e “neutralitetetit” si ndaj Amerikës ashtu edhe ndaj Rusiesë e Evropës.

Kurse, ndër favoret e brendshme, me të cilat ai tanimë do mund lehteësisht të kalkulojë neë mënyrë milimetrike mund të llogariten hipotetikisht edhe mundēsia e ndryshimit të jushtetutes serbe (ku ende në preambullë figuron termi “Kosovo&Metohi”), si edhe forcimi i pozitës në marrëveshjen finale me Kosovën, kurdo që ajo të mbahet. 3.Komoditeti i fitores absolute populiste e Aleksandër Vuqiçit, do të ndikojë dukshëm në prestigjin e Serbisë, në takimin me V. Putinin në Moskë (24 qershor), në takimin me “bedelët” e D. Trump (më 27 qershor në Washington) dhe në Samitin në Paris që do mbahet nën patronazhin e M. Makron (më 17 korrrik).

Poashtu, komoditeti i Vuçiqit, mund të shihet sidomos në mundësinë e “koncesioneve” ndaj Kosovës, nē Washington ngase, përmes Lista “Srpska”, ai brenda 24 orëve KM. Avdullah Hoti e pensionon përjetësisht! Rreziku, nga lakmia për pushtet (e jo për shtet të Kosovës), këtë garniturē aktuale konjukturale qeverisëse, e bënë me “thembër” të re “të Akilit” kundruall asaj tē Lista “Srpska”! S’këndejmi, pamja, apo përshtypja e parë që e inicojë propaganda mediatike e Edi Ramës, për kinse “fitore” madhështore të shqiptarëve tē Luginës, në zgjedhjet 2020, ështē vetēm njē lojë meskine e “kuzhinës” sē Beogradit, në mënyreë që ky vetëmashtrim mediatik e propagandistik (sidomos në sytë e vendimarrësve global) t’i shërbejë Vuçiqit për realizimin e synimeve dhe koncesioneve të reja për serbët të Kosovës, në rast të copëtimit tē Kosovës.

Ku shumicae serbe sërish do mbetej jasht Serbisë…Pra, konteksti i “fitoreve” (relative shqiptare) dhe “humbjeve” (absolute serbe) ka të bëjë më shumë me kalkulime gjeostrategjike e gjeopolitike, se sa sosh politike demokratike.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).