ARKATANA

Nuk është problem vetëm presioni i lartë: Presioni i ulët i gjakut mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm, këto simptoma e tregojnë atë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për presionin e lartë i gjakut shpesh flitet dhe shkruhet. Megjithatë, edhe presioni i ulët i gjakut mund të jetë i rrezikshëm.

Nëse nuk e matni rregullisht, mund të mos e dini se është më i ulët se sa duhet, transmeton Telegrafi.

Rënia e përqendrimit

Mbi 90 i epërmi dhe i poshtmi nën 60 konsiderohen vlera të ulëta të presionit të gjakut. Shkaqet janë të ndryshme dhe mund të variojnë nga pirja e pamjaftueshme e ujit deri te problemet serioze shëndetësore.

Ju do të dalloni presionin e ulët të gjakut pa e matur nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma:

– marramendje ose humbje e ekuilibrit
– krupë
– lodhje
– rënie e përqendrimit
– shikim të mjegulluar

UBT

Gjendje shoku

Dy simptomat e fundit mbase mund t’i lidhni me probleme të tjera dhe nuk do t’ju shkonte ndër mend se shkaku është presioni, mirëpo nëse ai bie papritur dhe nuk ngrihet përsëri, ekziston rreziku për të rënë në gjendje shoku.

Atëherë simptomat janë këto: frymëmarrje e shpejtë, frymëmarrje e cekët, puls i dobët, lëkurë e ftohtë, djersitje e papritur, konfuzion ose çorientim.

Nëse përjetoni ndonjë nga simptoma e listës së fundit, kërkoni ndihmën e mjekut, pasi shoku mund të jetë një gjendje kërcënuese për jetën, këshillojnë ekspertët.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.