UBT

Nuk e nisni ditën pa kafe? Ja ç’duhet të dini!

/ 1 minutë lexim

Përdorimi i kafesë në mëngjes është kthyer në temë studimi për shumë hulumtues që merren me ndikimet e saj në shëndet.

Por pavarësisht përparësive që ajo ka në organizmin tonë , nuk duhet të harrojmë edhe efektet negative që vijnë prej saj.

Të shumtë janë personat që preferojnë të konsumojnë një filxhan kafe në mëngjes ose siç themi ndryshe ende pa hapur sytë.

Uji Dea

E në këto raste kafja konsumohet esëll me stomakun bosh. Por një gjë e tillë nuk është aspak e rekomandueshme. Studime të ndryshme kanë treguar se kafeja duhet pirë të paktën një orë pas zgjimit.

Nëse pini kafe me stomakun bosh, atëherë mund të keni probleme me stomakun si urth fryrje, por nuk përjashtohen as të vjellat. Është mirë që përpara se të konsumoni kafenë, të hani të paktën një fetë bukë ose në të kundërt kafenë zbuteni paksa me qumësht./express/