United Hospital

Nuk e kuptoj dot jetën pa poezi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mehmetali Rexhepi – Nuk e kuptoj dot jetën pa poezi dhe pa liri. Liria dhe poezia ishin dhe mbeten sinonime të papërmbushura për shqiptarët në kapërcej të shekujve të egër. Te ne, sapo e nxirrte kokën njëra tjetra mbyllej në guacën magjike… Kur na mungonte e para e gjakonim, të fshehur, prapa figurave të dytën… Ndonjëherë, nga trusnia e jashtme, aq shumë e rrudhnim shpalimin e saj, sa e lëndonim të lëngonte edhe në stinët mëkuese…

Miq të çmuar! Mësimdhënës, bashkë-edukatorë, arsimues e veprimtarë të çështjes kombëtare! Mirë se keni ardhur në këtë mjedis arsimor! Ardhja e juaj ka nderuar Ditën Botërore të Poezisë, mësimdhënësit, nxënësit dhe Drejtorinë e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Të nderuar artdashës! Më keni respektuar mua, si letrar, edukator e veprimtar!
Nisma e këtij takimi përkon me përmbylljen e karrierës sime arsimore në korrikun e këtij viti mësimor.
U jam mirënjohës përjetë!
Kësisoj, bashkohen ndjesitë tona për të bukurën, për të madhërishmen e sublimit njerëzor. Secilin prej nesh e përshkojnë këto kategori estetike të së bukurës, por vetëm poeti arrin t`i kap maje penës disa nga fijet e ngërthyera, dhe me prekje refleksive shfaq përfytyrime, pamje, mozaik idesh, gjendje magjike për fisnikërimin e prozës së jetës përplot me gjemba stresesh.

FIDANISHTJA

Nuk e kuptoj dot jetën pa poezi dhe pa liri. Liria dhe poezia ishin dhe mbeten sinonime të papërmbushura për shqiptarët në kapërcej të shekujve të egër. Te ne, sapo e nxirrte kokën njëra tjetra mbyllej në guacën magjike… Kur na mungonte e para e gjakonim, të fshehur, prapa figurave të dytën… Ndonjëherë, nga trusnia e jashtme, aq shumë e rrudhnim shpalimin e saj, sa e lëndonim të lëngonte edhe në stinët mëkuese…

Tashmë kur jemi brenda sinonimeve të tyre, liria ia ka zgjatur dorën lektisjeve të poezisë… Andaj, të mos ia këpusim atë dorë delikate asaj… Nga ajo dorë prore flluskuese duam dhe përkëdheljet e saja lëndore…

Mësyjmë që liria dhe poezia përmes të gjitha ngjyrave, të dukshme e të padukshme, t`ia zgjerojë e kthjelltësojë shkëlqimin shikimit, t`ia hollojnë udhët frymëmarrjes për depërtime në zemra; mes drurësh frutorë të mendimit, mes vuajtjesh e shërimit të racës njerëzore, mes dhimbjes e lumturisë, mes hulumtimeve e kërkimit në të errëtat e ndërdymes, në enigmat brenda dhe jashtë nesh…
Me lejen tuaj, lexues të çmuar: i falem poezisë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.