Uji Dea

Nuk e kërcënova Xhabirin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LISBA’së, Fuad Ramiqi ka treguar se është marrë në pyetje nga policia e Kosovës si i dyshuar për kërcënimet publike që i janë bërë Xhabir Hamitit, ish-Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame.

“Po, e vërtetë është se unë jam marrë në pyetje në hetuesi në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Ramiqi, për Gazetën Express.

“Nuk kanë pasur kurrfarë arsye të më marrin në pyetje policia”, ka shtuar ai.

Ramiqi ka thënë se asnjëherë se ka kërcënuar Hamitin dhe askënd tjetër.

“Unë nuk e kam kërcënuar askënd në jetën time, e Xhabir Hamitin më së paku. Lëvizja ka lëshuar deklaratë edhe u kanë një qasje abnormale e Hamitit ndaj meje. Unë në emër tim asgjë s’kam folur”, ka treguar Ramiqi.

Në cilësinë e të dëmtuarit, Xhabir Hamiti ka treguar në polici se prapa kërcënimeve publike të LISBA’së qëndron kryetari i saj Fuad Ramiqi.

Mobi Casa

Sidoqoftë, Ramiqi thotë se s’ka pas të drejtë Hamiti të drejtoj gishtin drejt tij.

“Unë nuk di çka qyshon z. Hamiti, por s’ka pasur të drejtë me ngrit ndaj meje dyshime të tillë. Është çështje personale e tij. Ai ka dashur të dezorientoj opinionin kah unë”, ka thënë ai.

Përplasjet mes Xhabir Hamiti dhe Fuad Ramiqit kanë nisur prej se janë shpallur kandidaturat për Kryetar të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Partia e Ramiqit ka dal publikisht pro Naim Tërnavës për Myfti të Kosovës, ndërsa për Xhabir Hamitin kanë thënë se është anti- islamist dhe anti-kombëtarë.

Në komunikatën e LISBA’së është thënë se ata do të angazhohen me të gjitha mjetet, që ta pengojnë ardhjen e Xhabir Hamitit në krye të BIK’ut.