Fidanishtja

Nuk e keni idenë sa të shëndetshme janë këto pjesë pemësh

/ 1 minutë lexim

Disa pjesë të pemëve dhe perimeve gjatë pastrimit të tyre i hedhim. Edhe pse në të shumtën e rasteve nuk gabojmë, ekzistojnë disa shembuj se 99 për qind e njerëzve hedh pjesë të vlefshme.

FARAT E PJEPRIT

Këto fara, zakonisht janë gjëja e parë që i hedhim kur ta hapim pjeprin, por ato janë plot me proteina, fibra, vitaminë E dhe magnez. Piqni në furrë dhe lyeni me vaj ulliri.

LËVORJA E QEPËS

Kjo pjesë është e pasur me kuercetinë, përbërës që ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon në forcimin e imunitetit. Lëvoren mund ta hidhni në gjellë, e ta largoni para se ta shërbeni.

Fundamenti

LËVORJA E SHALQIRIT

Lëvorja e shalqirit është e pasur me aminoacidin citrulinë, e cila e përmirëson qarkullimin e gjakut. Hidheni lëvoren në blender, së bashku me pjesën e kuqe të shalqirit, dredhëza dhe pak lëng portokalli.

GJETHET E BROKOLIT

Këto gjethe kanë veti të trefishta, pasi janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C dhe kalcium. Copëtoni dhe hidhini në tigan me perimet të tjera dhe pjesën e mbetur të brokolit.