Uji Dea

Nuk e donte Panucci, Reja e rikthen në Kombëtar

/ 2 minuta lexim

Të gjithë muret që ndërtoi Christian Panucci po mundohet t’i shembë Edoardo Reja.

Trajneri i ri i kombëtares po përgatit ftesat e fundit për grumbullimin e lojtarëve në kombëtare në prag të dy ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020, atë ndaj Islandës (8 qershor Rejkjavik) dhe Maltës (11 qershor Elbasan).

Pasi shkuan ftesat në drejtim të Bruno Telushit dhe Lorenc Trashit, të dy lojtarë të Partizanit, te Kombëtarja do të rikthehet një tjetër futbollist.

Fundamenti

“Telesport” ka mësuar se ftesa ka mbërritur edhe tek Ermir Lenjani, i cili do të rikthehet të veshë fanellën kuqezi, pas përplasjes që pati me ish-trajnerin Panucci, ku vetë këmbëmajti i Sionit shkroi një letër publike duke thënë se nuk do të kthehej kurrë më në kombëtare sa të ishte Panucci trajner, sepse trajneri në fjalë nuk e grumbulloi edhe pse Lenjani ishte duke kaluar formë shumë të mirë dhe po shënonte rregullisht në Zvicër.

Situata ndryshoi shumë shpejt, sepse pak kohë pas kësaj deklarate Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares dhe Reja ka vendosur të ndërtojë një skuadër duke u bazuar tek fryma grupit dhe lojtarët më në formë të momentit.