ARKATANA

“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”, Beatrix e revoltuar pas këtij komenti që mori

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj mori vëmendje gjatë kohës që ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP” ku u lidh me aktorin, Donald Veshaj, marrëdhënie kjo e cila përfundoi së bashku me këtë format.

Pas daljes nga shtëpia, Beatrixa është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku ditën e djeshme ka publikuar një frazë që e kishte përdorur për moderatoren Bora Zemani dhe Donaldin gjatë kohës që shkëmbyen puthje në takimin e realizuar brenda shtëpisë së famshme.

“A do të flemë më shumë a më pak?”, pyet Arta Nitaj pasi mbeti pa patentë …
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Beatrixa duke iu referuar komentit që bëri në fotografinë e moderatores.

Ndjekës të këngëtares e kanë parë këtë postim si një mënyrë për të promovuar këngën e re, ndërsa një pjesë tjetër si thumb për dyshen – Bora & Donald.

ARKATANA

Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” Beatrixën duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar edhe gjatë kohës që ishte brenda, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në rrjetin social “Twitter”.

Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”/Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.