RCCOLA

Nuk e besoj që ka bir nëne që e nënshkruan “kompromisin” që s’është kah e hjek nga goja Z. Lajçak!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – “Kompromisi” i Brukselit, është shumë i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës.

1. Nëse me “kompromis të dhimbshëm” që po e përdorë Lajçaku, nënkuptojmë ndryshimet kushtetuese në Serbi( ku ajo nga Prembulla e saj duhet ta hjek gravitimin e termit Kosovë në përbërje të Serbisë) dhe në Kosovë (ku ajo do ta suspendonte mendimin e Gjykatës Kushtetuese për 23 shkelje ligjore që i kishte shkaktuar nënshkrimi i Isa Mustafës, në Bruksel në vitin 2015), atëherë Kosova duhet t’i thotë JO tē madhe kësaj forme dhe përmbajtje “kompromisi”! Nuk besoj,që ka bir nëne në skenën aktuale politike të Kosovës (përveq, Listës “Srpska natyrisht!) që më GUXON me bë kësi lloj “kompromisi” (lexo, shlirë; TRATHËTIE)

Hidromorava

2. Boll kemi bë “kompromise”; 3% të serbëve të Kosovës, kontrollojnē apo menagjojnë DE FACTO 9 Komuna apo 25%_30% të teritorrit; 3% të serbëve të Kosovës, e kanë DE FACTO të drejtën e “vetos”, ku as edhe një presje e vetme e Kushtetutës nuk mund të ndryshohet, pa e bë aminin (paramendoni; Lista “Srpska”, në fakt Qeveria e Serbisë?!); 3% tē serbëve të Kosovës, DE FACTO DHE DE JURE, barazuar me 93% shqiptar (kanë; zv.kryeministër;zv.kryetar Kuvendi; zv.komandant policie;zv…Pra, janë superdiskriminuar si asnjë pakicë nē rajon e nē kontinent!?;

3. Tash nëse bēhet “kompromisi” i Lajçakut, pra ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, atëherë; Serbia me 3% serb të Kosovës, do ta kontrollonte edhe DE JURE përmes Zajednicës 25%-30% të teritorrit; Serbia përmes “kalit të Trojes” (Lista “Srpska”) me implementimin e Asociacionit, edhe DE JURE do mvishej me petkun e autonomisē qē do kishte njē; Kuvend (vetanak të 9 komunave aktuale qē edhe janë si facte juridike); një Polici (puro serbe që do e mbroj dhe do e zhvilloj këtë krijesë vdekjeprurëse për shtetësinë e shpallur më 2008); një Gjyqësi (autonome fillimisht, por, më vonē identike me ate të Serbisē); një sistem unik të Arsimimit; një Buxhet (që do grumbullohej nga nëntë Komunat që tash edhe DE JURE do ta kishte një “hambar” të vetëm);…