Eko Higjiena

Nuk duhet t`i hidhet zjarrit vaj!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Isuf B. Bajrami – Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava me stafin e tij, këto ditë ka qëndruar në Preshevë dhe Bujanoc, kinse për t’i “bashkuar hoxhallarët” në një bashkësi fetare të vetëm me atë të Sanxhakut e të Serbisë .

Bashkësia Islame e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk duhet t’i organizoj zgjedhjet e këtij institucioni fetar, në Luginën e Preshevës të cilat priten të mbahen më 19 janar në Komunën e Preshevës. Sepse këtë privilegj BIK, që gëzonte dikur, tani nuk e ka më, meqenëse Serbia, akoma nuk e njeh Kosovën dhe institucionet e saj, qoftë edhe ato fetare.

Vizita e Naim Tërrnavës në Luginë, ka ngjallur reagime jo vetëm te qarqet fetare, por edhe te ato politike. Si është e mundur Naimi të loboj për unifikimin e klerikëve fetarë, kur ai, jo shumë larg i përçau ata i bëri pikë e pesë.

Është një karakteristikë si në të kaluarën si tani, vjen e shkon në Luginë si në “bahçe të babës” e askush nuk e shqetëson. Për dallim nga personalitetet e tjera kosovare, të cilët u patën penguar të hyjnë në Luginë nga autoritete e pikave kufitare, siç ishte rasti edhe me ministrinë e diasporës Ibrahim Makolli. Të gjithë s’janë lejuar të hyjnë në Luginë, në cilësinë e personave zyrtarë, por vetëm si qytetarë të Serbisë. E Naimit, nuk i pengon mënyra e qarkullimit qoftë edhe si qytetar i Serbisë, me rëndësi për të është të mbaroj punë.

Në kohën kur po bisedohet në Beograd rreth Platformës së Kosovën dhe kthimin e rezolutës 1244, Naimi është i pari që e fuqizon një tendencë të tillë dhe për këto veprime pesë pare nuk i jep.

UBT

Veprimet e çuditshme të kryetarit të BIK-së , po i dëmtojnë edhe proceset dialoguese Prishtinë-Beograd, të cilat veprime ndokujt nga qarqet politike edhe po i shkojnë për shtati, duke gjuajtur topin nga ato politike në tabor të organizimit fetar.

Beogradit këto organizime i shkojnë për interes, meqë duke lejuar një veprim shumë të vogël në Luginë, Serbia po e shkëput veriun e Kosovës në shkallë autonomie.

BIPM-ja shumë vjet më parë në nivel të tri komunave e pat themeluar organizimin e jetës së pavarur fetare as me Prishtinë e as me Beograd, por ishte Naim Tërnava dhe disa sahanëlipirës të tij të cilët i ndanë dhe i përçanë në shumë grupacione do me Sanxhak, sa me Beograd e sa me Prishtinë.

BIK-ë le t’i lëje rehat imamët e Luginës vetë t’i zgjidhin problemet e mos të merren me politikë proserbe, ngase ka kush merret me këtë sferë të veprimtarisë njerëzore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.