Nuk duhet tepruar me pemë dhe perime

Konsumimi i frutave dhe perimeve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tërë organizmit, por nëse hani më shumë se pesë racione në ditë, mund të zhvlerësoni efektin pozitiv, thonë ekspertët, përcjell “Zeri.info”.
Analizat e 16 studimeve të ndryshme kanë treguar se çdo racion i frutave ose perimeve që hyn në organizëm, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, por pas pesë racioneve, efekti pozitiv mungon.
Disa studime të mëparshme kanë treguar se sasia ideale është shtatë racione me fruta dhe perime në ditë. Megjithatë, analiza e këtyre studimeve të kryera në SHBA, Azi dhe Evropë, që përfshijnë një total prej 833.000 njerëz, ka treguar të kundërtën. /ZËRI/