Eko Higjiena

Nuk do të vinë aq shumë armë nga SHBA-ja, sa janë havdallisë shqiptarët

/ 4 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Sisteme antiraketore të tipit Patriot, aeroplanë luftarak të teknologjisë së fundit amerikane, helikopter luftarak më rezistentët në fushëbeteja, mjete të blinduara luftarake, Hamera kundër raketor, Huwe e çka jo?

Ka mbetur që të na e dhuroj apo ta blejmë vetëm edhe një bombë atomike, dhe më pastaj ose do të ndryshonte bota ose e tëra do të sillej përreth shqiptarëve!
Sa mendjelehtë, të papjekur, euforik, por edhe sa të padijshëm jemi ne si popull, veç ni Zot mundet me na ra në fije.

Çdo popull që është i pa organizuar, euforik dhe i pa dijshëm (siç jemi ne shqiptarët) bëhet objekt tallje dhe objekt eksperimentimi për të tjerët.

Kur një njeri i zakonshëm i lexon portalet e dy ditëve të fundit, krijon përshtypjen se Amerika është duke menduar e duke punuar vetëm për shqiptarë, dhe ka me ba ushtrinë e Kosovës, ushtrinë më të fortë në rajon, më të sofistikuar bile edhe më të përgatitur se vet ushtria amerikane, por harrojnë se ne nuk e kemi as edhe një pilot të vetëm me përvojë brenda forcave tona të armatosura!

Mos harroni se amerikanët janë amerikanë dhe nuk mendojnë shqip. Janë shumë racional në marrjen e vendimeve e sidomos kur janë në pyetje interesat e tyre strategjike.

Mos të mendojmë se duke qenë euforik e frikësojmë, apo i “çmendim serbët” siç shkruajnë disa portale, sepse Serbia po ashtu e dinë mirë aftësinë dhe kapacitetet tona, bile larg më mirë se ne vet, duke qenë se i ka të infiltruar njerëzit e vet brenda FSK-së!

Uji Dea

Po ashtu mos të harrojmë se ne po mendojmë dhe po sillemi sikur Amerika nuk e din që nëse neve na forcon më shumë se sa e meritojmë dhe na bënë më superior nga të gjithë, pikërisht do t’i duhet më pas që vet të ndërhynte për ta frenuar ushtrinë e “superpregaditur” kosovare, e përbërë nga populli me një mentalitet euforik, të papërgatitur dhe gjaknxehtë në mënyrë që më pas të mos i shkaktoj probleme globale politikës amerikane.

Është edhe një tjetër gjë, njëra ndër shpenzimet kryesore është edhe mirëmbajtja që kushton qindra miliona dollarë, që aktualisht buxheti i shtetit nuk është në gjendja t’i përballojë.!

Nuk pash, e nuk lexova as edhe një shkrim racional i cili në mënyrë profesionale, pragmatiste dhe pa eufori, shpjegon dhe analizon, duke e thënë të vërtetën lidhur me sasinë e armatimit i cili është porositur nga SHBA, gjegjësisht nga shteti IOWA, dedikuar FSK-së.

Nuk do me thënë se një interpretim i saktë nga ana e profesionistëve të kësaj lëmie, por edhe një paraqitje pa spekulime e lavde nga shumë portale, nuk i zbehë aspak raportet e shkëlqyera ashtu siç nuk e cenon respektin e pafund dhe falënderimin e përjetshëm ndaj shtetit dhe popullit amerikan që kanë bërë për shqiptarët në ditët më të vështira të historisë tonë.! Bile na bënë më të vërtetë dhe partner më të besueshëm te amerikanët të cilët po përpiqen të na bëjnë të zotët e vetvetes!

Sikur edhe krejt armatimin modern të na e falte Amerika, ne edhe 50 vjet mbas soti, nuk do të kemi resurse humane që në mënyrë efikase do të ishin në gjendje t’i përdornin këto armë, bile duke përjashtuar mentalitetin e politikës kosovare së cilës nuk i beson askush nga bashkësia ndërkombëtare për t’ia lënë në dorë një arsenal shkatërrues armatimi.

Amerika mendon në mënyrë pragmatiste, konform interesave të veta politike e ushtarake, dhe ajo do tu jap FSK-së, aq armatim i cili do të jenë proporcional me përgatitjen profesionale brenda FSK-së, (që Amerika i din saktë), por edhe konform interesave amerikane!/rajonipress/