Eko Higjiena

Nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet kontributi i Mehmetali Behlulit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Familja e dëshmorit Mehmetali Behluli ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për publikun duke bërë me dije se manifestimin jubilar do ta organizojë vet familja dhe ky vendim ka ardh pas disa iniciativave të individëve të cilat me vendimet e tyre lënduan ndjenjat e familjes Behluli.

Njoftimi i kompletuar

Bashkëvendës dhe ju Bashkatdhetarë përmes këtij shkrimi në emër të familjes së dëshmorit Mehmetali Behluli dua të ju njoftoj se : pas situatës së krijuar lidhur me manifestimin jubilar për dallim nga vitet e kaluara këtë vit si familjar kemi qenë të bindur që ky organizim do duhej t’i përngjante vërtet një manifestimi jubilar.
Duke u bazuar nga fakti se dëgjoheshin zëra që mund të nxisnin urrejtje dhe përçarje, si dhe veprimet e individëve të caktuar që pa e menduar fare se veprimet e tyre lëndojnë edhe ndjenjat familjare,
ne si Familjar të dëshmorit Mehmetali Behluli nga këto sjellje dhe veprime ndihemi mjaft të ofenduar, të injoruar, të nënçmuar e mbi të gjitha kontributi i Mehmetaliut për të jetuar ne sot lirshëm u shkel dhe u nëpërkëmb mu në këtë vit jubilar.

UBT

Prandaj pa dashjen tonë u detyruam t`i drejtohemi opinionit me këtë shkresë, dhe ju bëjmë me dije se për këtë vit jubilar, unë Ismajl Behluli në emër të familjes kemi marrë këtë vendim:
Ç`farëdo iniciative lidhur me manifestimin përkujtimor të Mehmetaliut është i pa pranueshëm dhe konsiderojmë që nuk e ka më kuptimin e një manifestimi të mirëfilltë as vjetor e lëre më jubilar.
Organizimin e këtij përvjetori jubilar kemi vendos ta marrim përsipër vetë familja e dëshmorit Mehmetali Behluli.
Jemi mirënjohës dhe falënderues për gjithë ata dashamirë që si në të kaluarën e deri më sot ishin afër nesh.
Mirënjohëse
Familja e Dëshmorit Mehmetali Behluli

Respekt !