Mobi Casa

Nuk do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë politike kosovare mund ta zgjasin krizën politike dhe të shkojnë edhe në një seancë tjetër të dështuar të konstituimit të Kuvendit, por nuk mund të llogarisin në ndërhyrje klasike ndërkombëtare.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se mes shteteve mbështetëse të Kosovës ekziston konsensus i plotë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në zgjidhjen e ngërçit, pos dërgimit të mesazheve të zakonshme se u takon partive që të gjejnë zgjidhje. Deri te ky konsensus ka ardhur pavarësisht raportimeve të shumta se do të ketë ndërhyrje të drejtpërdrejtë. Faktori ndërkombëtar do t`i japë mbështetje të plotë presidentes Atifete Jahjaga në përpjekjen e saj për t`i bindur partitë që të bëjnë marrëveshje.

FIDANISHTJA

E në rast të dështimit edhe të seancës së radhës, atëherë e para e vendit do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar të drejtën juridike për të shpallur zgjedhjet. Për këtë ajo ka mbështetjen e dy partive të mëdha PDK-së dhe LDK-së. Zyrtarët e njërës dhe tjetrës parti janë pajtuar për këtë mundësi në takime që kanë pasur me përfaqësues ndërkombëtare në vend…(Tribuna)