Fundamenti

Nuk bëj foto që nuk kanë kuptim

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Është kjo Egzona Miroci bukuroshja që synon të prekë pistat botërore. Edhe pse është e lindur dhe rritur në Zvicër, Egzona pëlqen që karrierën e saj të modelimit ta ushtroj edhe në Kosovë duke përfaqësuar Kosovën në evenimente të bukurisë jashtë vendit.

Bukuroshja 18 vjeçare me origjinë është nga Juniku dhe ajo sapo ka nisur një bashkëpunim me shtëpinë e modës “Menakon”. Në intervistën dhënë Zëri-t, ajo flet më shumë për punën dhe planet e saj për të ardhmen.

Kush është në realitet Egzona?
Egzona Miroci është një vajzë 18 vjeçare e lindur dhe e rritur në Zvicër. Me origjinë jam nga qyteti i ri i Junikut. Jam në shkollë në drejtimin e kontabilitetit, jam e dhënë pas mësimeve kështu që uroj që me këtë sukses të shkëlqyeshëm të vazhdoj edhe më tutje.

Si e kujton fillimin e karrierës?
Prej kohës kur isha fëmijë i vogël gjithmonë më pëlqente modelimi dhe ndihesha shumë mirë kur shikoja spektaklet e ndryshme të bukurisë. Pastaj gjithmonë me përkrahjen e familjes mu dha rasti të konkurroj në Zvicër në “Miss Rinora 2013” ku konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe dhe unë u stolisa me vendin e parë.

Çfarë të bënë të lumtur?
Duke u nisur nga fakti që gjithmonë modelimi më ka pëlqyer dhe sapo hyra në profesionin e modelimit e mora vendin e parë në një spektakël relativisht të vështirë dhe me ndikim që njëherit është një arritje shumë e madhe, e atëherë duhet të jem e kënaqur për moshën që kam. Pra sukseset janë ato që më bëjnë të lumtur.

Barriera më e madhe që kaluat gjatë jetës suaj?
Pasi që është edhe fillimi i karrierës sime deri më tani nuk kam pasur ndonjë pengesë që vlen të theksohet, mirëpo nëse mund ta quaj barrierë atëherë ajo ka qenë konkurrenca që kam pasur në “Miss Rinora 2013”.

Bashkëpunoni me agjencitë e modës në Kosovë?
Tani kam një bashkëpunim me shtëpinë e modës “Menakon” nga Gjilani me të cilët do të realizojmë një revy mode. Sapo kemi realizuar një set fotografish me krijimet e stilistes Nadire Zymberi me veshje që të bëjnë të ndihesh mirë, që të theksojnë dhe nxjerrin në pah bukurin që më ka dhuruar Zoti. Falë babait tim Afrimit, unë kam filluar bashkëpunimin me ‘Art Fabe’, dhe kjo ma bëri të mundshëm këtë përvojë me shtëpinë e modës ‘Menakon’.

UBT

Keni tentuar të depërtoni edhe në pistat botërore?
Padyshim se tentimet për të shijuar pistat botërore nuk mungojnë, mirëpo unë dëshiroj që në këto pista të paraqitem si përfaqësuesja e Kosovës. Në vitin 2014 do të jem pjesë e organizimeve të Fadil Berishës dhe Agnesa Vuthaj në “Miss Univerese dhe Miss Earth”, ku shpresoj në njërin nga këto tituj në Kosovë dhe më vonë synoj edhe më larg.

Jeta juaj jashtë modelimit?
Jetën time jashtë modelimit ia kushtoj familjes sime e cila gjithmonë ka qenë pranë meje në këtë rrugëtim timin. Mundohem jetën ta jetoj si të gjithë të tjerët. Si hobi më pëlqen të merrem me fitnes. Më gjykojnë si njeri shumë të thjeshtë, të dashur për të afërmit. Më pëlqen të jem vetvetja, nuk mundohem t’iu iki kurrë asaj. Gjithmonë mundohem të jem sa më natyrale.

Si duket jeni e guximshme për të sjellë poza provokative?
Unë fotografinë e shoh si art dhe ekspozimi im përballë aparatit, jam vet vepra artistike por asnjëherë nuk do të bëj një foto nëse nuk ka ndonjë kuptim. Sa e kuptoj, foto nudo nuk kam bërë asnjëherë dhe nuk do të bëjë, kurse në bikini kam bërë sepse mendoj që i arrijë dy qëllime: reklamoj kreacionet e bukura të cilit do krijues dhe nga ana tjetër shihen vijat e veprës së Zotit që ka pas fat vetëm femra ti ketë.

Ka Egzona djaloshin e saj në krahë?
Jam e koncentruar në shkollë dhe modelim, nuk kam shfaqur interes ende në lidhje me këtë drejtim.

Jeni bezdisur ndonjëherë nga modelimi?
Modelimi si profesion më pëlqen shumë, mirëpo ajo çka nuk e shoh të mirë është se jo gjithmonë ka drejtë si dhe vlerësohet ajo që është e bukur dhe e meriton. Nëse më lejohet po e ceki një rast në Gjermani njëfarë mënyre jam zhgënjyer sepse nuk është zgjedhur e bukura por ajo garë mori krejtësisht drejtim tjetër interesi.

Padyshim se edhe modelimi e ka një periudhë të caktuar, keni menduar ju për këtë?
Jam në fillimin e karrierës sime, gjërat kanë shkuar mirë deri më tani dhe nuk mu ka dhënë mundësia të mendoj në këtë drejtim. Mirëpo gjithçka ecën me kohën dhe ka fundin e vet./zeri/