HW

Nuk aplikojnë për falje të borxheve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ligji për Faljen e Borxheve, i cili është funksional deri në shtator të këtij viti, nuk po jep rezultate në shlyerjen e borxheve.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se ligji pritet që në të ardhmen të plotësohet në mënyrë që deri në shtator shumë qytetarë të vendit t’i përgjigjen këtij ligji. Me këto plotësime qytetarët të cilët kanë borxhe deri më 2008 dhe nga 2009 deri në 2014 nuk kanë borxhe nuk janë të obliguar që të bëjnë kërkesë për shlyerje të borxhit ashtu siç po ndodh tash.

Agim Dibrani, kryetar i Komisionit për Faljen e Borxheve, ka thënë se kjo mënyrë do të ndikojë që të arrijnë të falen më shumë borxhe.

Fundamenti

“Ligji aktual duhet të plotësohet, ngase ashtu siç është ka pak paqartësi. Në bazë të ligjit aktual qytetarët që kanë pasur borxhe nga përfundimi i luftës deri në vitin 2008 është dashur që të aplikojnë për falje të borxheve. Mirëpo, me ndryshimet që pritet të bëhen në këtë ligj ata nuk obligohen ta bëjnë një gjë të tillë. Thënë më shkurt qytetarëve që kanë borxh në këtë periudhë kohore do t’u shlyhet ai në mënyrë automatike”, ka thënë Agim Dibrani.

Qytetarët që nga tetori i vitit të kaluar kanë filluar që të aplikojnë për falje të borxheve, por sipas rezultateve të Ministrisë së Financave deri në muajin maj, rezultatet nuk janë të kënaqshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.