Eko Higjiena

Nuk akreditohen 3 programe studimi në institucione publike, 28 në ato private

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) i ka akredituar në nivel institucional për 3 vjet tri universitetet e reja të themeluara nga Qeveria e Kosovës, atë të Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës si dhe Universitetin e Prishtinës për 5 vjet.

Përmes një komunikate për medie, AAK ka bërë të ditur se në nivel institucional janë akredituar edhe tri institucione private të arsimit të lartë derisa nuk janë akredituar 28 programe nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë, nuk janë akredituar 9 programe në institucionet publike derisa janë shtyrë për një fazë tjetër 3 vendime në institucionet publike të arsimit të lartë dhe 4 në ato private.

Janë akredituar 42 programe në nivel bachelor, master dhe PhD në Universitetin e Prishtinës.

Mobi Casa

Në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” janë akredituar 4 programe të studimit, në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” janë akredituar 3 programe, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” janë akredituar 21 programe studimi. Kurse, në Universitetin e Gjilanit janë akredituar 7 programe të studimit.

Për akreditim dhe riakreditim në vitin e kaluar kishin aplikuar mbi 190 programe të studimit në institucionet publike e private dhe dhjetëra institucione nga të dy kategoritë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.