“Nuhiut duhet t’i rinovohet kontrata”

/ 2 minuta lexim

Atdhe Nuhiu është pjesë e Sheffield Wednesdayt që prej vitit 2013 dhe ai ka zhvilluar më shumë se 270 ndeshje me klubin dhe ka luajtur më shumë ndeshje dhe ka realizuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër në skuadrën momentale, transmeton Zeri.info

Ai do të jetë pa kontratë në fund të muajit të ardhshëm, apo kurdo që të mbyllet edicioni 2019/2020, por unë jam i bindur që ai e meriton një tjetër kontratë dhe shansin për të arritur 50 gola me klubin, shkruan gazetari Joe Crann për “The Star”.

Përveç golave të tij, vetëm Barry Bannan (32) dhe Adam Reach (30) kanë më shumë asistime sesa kosovari (26) në radhitjen momentale dhe rekordi i tij i golave dhe asisteve në çdo 187 minuta nuk është i keq krahasuar që shumicën e paraqitjeve i ka bërë duke u inkuadruar nga stoli.

Nuhiu ka realizuar 12 gola të fitoreve në ndeshjet për Sheffieldin dhe këtu nuk përfshihen golat si ai i dyti në fitoren në udhëtim te Leeds Unitedi apo golat e vonshëm që kanë siguruar një pikë.

UBT

Gjithashtu ai i frikëson skuadrat e tjera. Atyre nuk u pëlqen kur ai inkuadrohet.

Dhe kështu e shohë edhe unë “Atdheun e Madh”. A do të jetë titullar çdo javë? Jo. Por, a është ai një aset interesant për arsenalin tuaj kundër disa ekipeve të veçanta në momente të veçanta? Padyshim, vazhdon më tutje Crann.

Tetë trajnerë të ndryshëm e kanë shfrytëzuar atë, kështu që kjo tregon diçka.

Nëse janë rrethanat e duhura, nëse Garry Monk ndjen se duhet ta shfrytëzojë atë dhe nëse shtatlarti është i lumtur me rolin e tij, mendoj se Nuhiu është një lojtar që mund të vazhdojë të jetë efikas në njëfarë mënyrë për ekipin në edicionin 2020/2021./Zeri/