FITORJA

Nuhiu: Zyrtarët e LDK-së japin vlerësime kuturu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuhi Nuhiu, drejtor për financa shprehet i befasuar se si opozita bën kritika të tilla, pa e parë ende raportin financiar dhe as atë të auditimit. Nuhiu nuk pajtohet aspak me këto vlerësime dhe madje shprehet i habitur se si Maliqi mund t`i komentojë rrjedhat buxhetore, ende pa u dhënë raporti financiar për vitin 2012.

Akuzat e Zijadin Maliqit të KDK-së rreth buxhetit të vitit 2013, por edhe disa vërejtje për shpenzimet e parasë publike gjatë vitit 2012 i ka komentuar Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa.

Nuhi Nuhiu, drejtor për financa shprehet i befasuar se si opozita bën kritika të tilla, pa e parë ende raportin financiar dhe as atë të auditimit. Nuhiu nuk pajtohet aspak me këto vlerësime dhe madje shprehet i habitur se si Maliqi mund t`i komentojë rrjedhat buxhetore, ende pa u dhënë raporti financiar për vitin 2012.

Ndërkaq sa i përket buxhetit 2013, Nuhiu ka thënë se ekziston formula si ndahet buxheti për të gjitha komunat e Kosovës dhe aty nuk kemi çka diskutojmë. Ai ia sheh për të madhe Maliqit që bën komente të tilla pa u bazuar në fakte konkrete.

Ai nuk pajtohet se te investimet kapitale ka rënie, duke nënvizuar se te kjo kategori ka pasur rritje. “Nuk qëndron as konstatimi se në vitin 2013 nuk do të ketë asnjë investim të ri në asfaltimin e rrugëve” tha ai.

Uji Dea

Nuhiu tha se me planifikim kemi paraparë mbi 3 milionë euro, të cilat shkojnë për infrastrukturë. Kurse sa i përket Rregullores për taksa, ai tha se kemi planifikuar të hyra aq sa mund të inkasojmë.

“Lirimi i bizneseve nga taksat komunale nuk do të reflektohet në të hyrat vetanake të vitit 2013, për arsye se bizneset kanë ende obligime të pakryera nga vitet e kaluara, të ciklet nuk u falen” mendon Nuhiu.

Maliqi bën komente edhe për auditimin, ndërsa nuk kemi ende as draft-raport e lere më raport përfundimtar. Të gjeturat mund të komentohen vetëm pasi të jenë bërë publike, thotë Nuhiu.

Nuk habitet pse LDK-ja nuk e ka votuar buxhetin 2013. “As nuk presim që opozita ta votojë buxhetin”, thotë Nuhiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.