Nuhiu shënon në fitoren e Sheffieldit
Atdhe Nuhiu ka vazhduar shënimin e golave në ‘Championship’-in anglez. Sulmuesi shtatgjatë ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Sheffield Wednesday në udhëtim te Rotherham United 3-2.
Sheffield ishte duke pësuar humbje me rezultat 2-1, por nga humbja e evitoi sulmuesi shqiptar Nuhiu i cili shënoi gol me kokë në minutën e 93-të, para se Sheffield të shënonte golin e tretë katër minuta më vonë.
Goli ndaj Rotherhamit ishte i shtati në këtë edicion për Nuhiun në kampionat ndërsa ai ka shënuar dy gola edhe në Kupën FA. /Telegrafi/


