Mobi Casa

Nuhiu së shpejti mund të luajë për Austrinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sheffield – Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu së shpejti do të luajë për përfaqësuesen seniore të Austrisë dhe ka kapacitet për të shënuar 20 gola në një stinor. Kështu së paku vlerëson bashkëlojtari i tij te Sheffield Wednesday, Giles Coke.

Sulmuesi shtatlartë Nuhiu (196 centimetra) ka shënuar katër gola këtë stinor, dy në Kategorinë e Dytë të Anglisë dhe dy në League Cup.

Eco Higjiena

Nuhiu është shpërngulur me familjen e tij në Austri kur ishte njëvjeçar. Ai ka luajtur më herët për Përfaqësuesen U-21 të Austrisë, mirëpo nuk ka asnjë paraqitje me përfaqësuesen seniore. Coke thotë se Nuhiu te Sheffield Wednesday është bërë lojtar tjetër dhe se së shpejti do të ftohet nga Austria. (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
©KOHA.net